11 Janar 2025

Ministri Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Botsuana

Gaborone, 11 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka filluar vizitën zyrtare në Afrikë, duke vizituar shtetin e Botsuanës.

Ministri Hoxhaj, gjatë qëndrimit në këtë shtet është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Botsuanës, Phandu Skelemani.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka njoftuar homologun nga Botsuana për progresin e gjithanshëm që është arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu i ka dorëzuar ministrit Skelemani kërkesën zyrtare për njohjen e Kosovës nga Botsuana, duke prezantuar edhe argumentet e fuqishme për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga ky shtet.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka përmendur faktin se pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe shumë argumente të tjera, nuk ekziston më asnjë arsye politike e juridike që shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Hoxhaj po ashtu theksoi se me një vendim të tillë, Botsuana do të kontribuonte në forcimin e mëtutjeshëm të paqes, stabilitetit dhe progresit të gjithanshëm më rajon dhe më gjerë.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Botsuanës, Phandu Skelemani, ka thënë se vendi i tij ka simpati për aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe progres të mëtutjeshëm.

“Botsuana përcjellë me vëmendje të veçantë të arriturat e Kosovës dhe është e vendosur që për Kosovën nuk ka hapa prapa”, ka thënë ministri Skelemani, duke shprehur qëndrim shumë favorizuar për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e shkëmbimeve tregtare, kulturore, por edhe bashkëpunimin multilateral, pasi që në Gaborone, kryeqyteti i Botsuanës, është qendra e Komunitetit për Zhvillim të Afrikës Jugore, (SADC).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)