Ministri Ferati në Konfrencën Tejkalimi i dispariteteve regjinale
Ohër, 6 shtator - Me ftesë të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Maqedoni, Ministri i Adminstrimit të Pushteti Lokal, Sadri Ferati po merr pjesë në Konfrencën Ndërkombëtare me temën Tejkalimi i dispariteteve regjinale.
Gjatë fjalimit hyrës në konferencë, Ministri Sadri Ferati tha se politikat zhvillimore janë nevojë dhe domsdoshmwri e cdo vendi andaj politika zhvillimore regjionale është njëra nga ngjarjet e shumta me të cilat merren institucionet e Kosovës.
Politika regjionale nuk është luks por është nevojë dhe domosdoshmëri. Ajo është nevojë për cdo vend për të përfituar nga potenciali i tyre. Është detyrë dhe sfidë e jona për të shfrytzuar atë potencialdhe standart për integrime evropiane theksoi Ministri Sadri Ferati.
Duke folur për rëndësinw e zhvillimit regjional ne raport me Republikën e Kosovws Ministri Ferati tha se Kosova mund të mos jetë vend i madh, por shteti i Kosovës ka nevojë për politika zhvillimore regjionale diverse të cilat adresojnë sfidat e ndryshme në regjionet e ndryshme. Kemi kultura të ndryshme brenda kufijve tanë, secila me të kaluar dhe trashigimi të saj. Kemi regjione të pasura me minerale me industri të zhvilluar minerare dhe regjione kryesisht bujqësore. Gjitha këto potenciale dhe regjione kanë të veqantat dhe mundësit e tyre theksoi Ministri Ferati.
Duke ju referuar zhvillimeve në Kosovë në drejmin e zhvillimit të poltikave regjionale, Ministri Ferati tha se edhe pse në Kosovë zhvillimi regjional është një koncept i ri i politikave, ne kemi bërë dhe arritur shumë në vitet e fundit. Megjithate, vendet e rajonit sikurse Kosova kanë shumë për bërë dhe mësuar nga njëri tjetri.
Ministri Ferati tha se niveli i zhvillimit ekonomik të një regjioni mund jetë shumë i ndryshëm nga regjioni tjetër. Zhvillimi ekonomik jo i mjaftueshëm i një regjioni do të ndikoj në nivelin e ulët të shërbimeve publike të cilat i ofron si ato shëndetsore, në rezultate të dobta në arsim, në shkathtësi të ulta të punëtorëve etj.Të gjitha këto e pengojnë zhvillimin e mëtejmë ekonomik të regjionit.
Politika zhvillimore regjionale ka të bëjë me dy gjëra: në njërën anë ajo lejon regjionet të ruajnë veqoritë e tyre kulturore, trashëgiminë natyrore dhe potencialin e tyre ekonomik specific. Në anën tjetër, politikat e mirë të drejtpeshuara zhvillimuore regjionale sigurojnë që dallimet në nivele ekonomike në mes të regjioneve të janë të pranueshme theksoi Misnitri Ferati gjatë fjalimit të tij.
Një politikë e mirë-balancuar regjionale krijon Sinergji në mes të regjioneve. Një politikë e tillë e bënë vendin në tërësi më të fuqishëm se sa shuma e kualiteteve e tërë regjioneve individualisht, tha Ministri Ferati.
Duke dhënë mbështetje inciativë së Maqdonisë për të diskutauar tema të kësaj natyre në nivel regjional, tha se institucionet e Kosovës do të marrin pjesë në të gjitah inciativat e tilla në të ardhmen.
Në konfrencë po marrin pjesë përfaqësuesit e 16 vendeve të rajonit, ndërkonferenca do ti vazhdojë punimet edhe ditën e nesërme dhe do të tratohen tema që kanë të bëjnë me format e bashkëpunimit për zhvillimet regjionale.