10 Janar 2025

Ministrat spanjoll këtë vit do ta kalojnë pa pushime

Madrid, 31 korrik - Paqartësia ekonomike në Spanjë është bërë shkak që anëtarët e qeverisë këtë vit ta kalojnë pa pushime.

Kryeministri dhe ministrat që zakonisht muajin e gushtit e kalojnë në pushim, këtë vit kanë mbetur të detyruar të punojnë.

Sipas informacioneve të përhapura nga burimet e Kryeministrisë, Kryeministri Mariano Rahoj rreth datave 3, 24, dhe 31 gusht ka planifikuar të bëjë mbledhje me Këshillin e Ministrave, ndërkohë që mendohet se mbledhje mund të organizohen edhe në data të tjera të muajit gusht.

Burimet e Kryeministrisë spanjolle vunë në dukje se \"gjatë vitit të ardhshëm do të krijohen mundësi për pushime\" dhe rikujtuan se gjatë dy viteve të fundit edhe qeveritë e mëparshme kanë marrë vendime të ngjashme.

Kryeministri Mariano Rahoj i cili pushimet e vitit të kaluar i kishte kaluar në rajonin e Galicias së bashku me familjen e tij, këtë vit do të shkojë atje vetëm për disa ditë. Edhe ministrat do të bëjnë pushime të shkurtra disa ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)