09 Janar 2025

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë qasjen ndaj Kosovës

Bruksel, 28 shkurt - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) sot do të diskutojnë rreth qasjes së re të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes për përfaqësim rajonal.

Planifikohet që të përshëndetet qëllimi i Komisionit Evropian për të përpiluar një studim të fizibilitetit për Kosovën.

Ndërsa shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ende dilema, nëse do të japin pëlqimin për nisjen e studimit të fizibilitetit për Kosovën.

Sa i përket studimit të fizibilitetit fjala është vetëm për mundësinë e nisjes së një studimi të tillë, por që nuk paragjykon asgjë.

Edhe kryediplomatja e BE-së Kethrin Eshton ka thënë një ditë më parë se ky studim nuk do të thotë se do të ketë apo nuk do të ketë Marrëveshje të Stabilizim Asociimit (MSA).

Ndërsa shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ende dilema, nëse do të japin pëlqimin për nisjen e studimit të fizibilitetit për Kosovën.

Disa nga këto shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për këtë formulimin me marrëveshjen MSA, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur.

Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.

Mësohet se qëndrim të ngjashëm ka edhe Qiproja. Por, qëndrimi i tyre, pritet të sqarohet sot, kur të miratohen konkluzat.

Ministrat e Jashtëm të BE-së po ashtu pritet të miratojnë konkluzat në lidhje me kandidaturën e Serbisë për në BE, ku pritet që edhe formalisht të thuhet se shteti serb i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit.

Me këtë, sipas zyrtarëve të BE-së, Serbia do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa edhe Kosova do të marrë një motivacion për të vazhduar reformat dhe për të ecur drejt mundësive të përafrimit me BE-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)