23 Dhjetor 2024

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Kosovën

Bruksel, 26 korrik - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë sot për Kosovën, pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në takimin e sotëm pritet që Brukseli t’i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog që synon ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë.

Belgjika, e cila është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, ia ka bërë të ditur Beogradit se ajo që i intereson tani është sjellja e Serbisë pas vendimit të gjykatës.

Ndërkohë sipas burimeve të gazetës sllovene Delo, sot në Bruksel nuk pritet të nxirret ndonjë konkluzion i ri. Mirëpo, sipas kësaj gazete, shefat e diplomacive do të diskutojnë si të veprohet më tutje.

Kosova është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor, i cili për shkak të mosunitetit brenda vendeve anëtare, mosnjohjes nga pesë sosh ende nuk e ka nisur procesin e liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)