Ministrat e Financave të G20 konsultohen për krizën

Paris, 14 tetor - Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave të vendeve më të industrializuara dhe në ekspansion (G20) konsultohen këtë të premte në Paris, lidhur me procedurat e mëtjshme në krizën e borxheve.
Nga ky takim pritet që vendet e G20 si SHBA-ja dhe Kanadaja, por edhe vendet me ekonomi në zhvillim si Kina dhe Brazili, të kritikojnë menaxhimin e krizës në eurozonë.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, dhe homologët e tij nga vendet e tjera eurozonës, duhet t'u shpjegojnë ndër të tjera partnerëve të G20, se si do të realizojnë rikapitalizojnë bankat në vendet e tyre, për të mundësuar reduktimin e borxhit grekt.
Presidenca franceze e G20 këmbëngul lidhur me këtë për një plan veprimi për një rritje e ekonomike të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar. Qëllimi i kësaj është që të reduktohet disekulibri mes fuqive ekonomike.