Ministrat e financave të Evropës diskutojn për krizën
Bruksel, 22 tetor - Ministrat e financave të Evropës po mblidhen në Bruksel në një përpjekje tjetër për të zbutur mosmarrëveshjet mbi mënyrat e zgjidhjes së krizës së borxheve.
Shefat e financave të 17 vendeve që përdorin Euron po takohen sot në përgatitje të takimit dy ditor të nivelit të lartë javën e ardhshme.
Udhëheqësit evropianë do të takohen të dielën dhe përsëri të mërkurën, për të shqyrtuar mundësitë e stabilizimit të bankave që përballen me humbje të mëdha nga borxhi grek dhe për të shtuar fondin e shpëtimit të Eurozonës.
Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të botës janë vendet kryesore në bisedime.
Por deri tani kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozi nuk kanë qënë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për një plan të përbashkët. Ata do të takohen për bisedime të shtunën.