Ministrat e BE-se sot pritet te japin vlerësimin për zgjedhjet
Bruksel, 13 dhjetor - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të vlerësojnë zgjedhjet në Kosovë. Pritet që përfaqësuesja e lartë Ketrin Eshton do të marrë raportin rreth përgatitjeve dhe angazhimeve për nisjen e dialogut Beograd-Prishtinë.
Bashkimi Evropian fuqimisht angazhohet që dialogu i Beogradit dhe Prishtinës të nisë që nga dhjetori.
Nga zhvillimet e tanishme të politikës së brendshme në Kosovë rezulton se për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dialogu duhet të shtyhet për në fillim të 2011.
Gjithashtu shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot në Bruksel zhvillimin e Ballkanit perëndimor.
Pritet që ministrat të kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe të diskutojnë mbi hapat e Serbisë për integrim në BE.