Ministrat e BE-së diskutojnë për Kosovën e Serbinë
Luksemburg, 25 qershor - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë sot zyrtarisht për Kosovën dhe Serbinë.
Në takimin e tyre në Luksemburg pritet të miratohen konkluzat, të cilat do të propozojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Në konkluzat përkatëse thuhet se normalizimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve Kosovë-Serbi do të jetë kusht për të dyja palët që të ecin drejt BE-së, pa pasur mundësi që ta pengojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë.
Në ditën e parë të takimit, minisrat e Jashtëm evropianë kanë diskutuar për çëshje të ndryshme globale, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë është biseduar në mënyrë joformale.