Miliona njerëz në Siri kanë nëvojë për ndihmë
Damask, 5 nëntor - Kombet e Bashkuara thonë se rreth 40 përqind e popullsisë së Sirisë ka nevojë për ndihma humanitare që të mund të mbijetojë.
Shefja për çështje humanitare e OKB-së, Valerie Amos ka thënë të hënën se kriza në Siri po vazhdon të degradojë shpejt dhe në mënyrë të pakontrollueshme.
Zëdhënsja e Amos, Amanda Pitt e ka cituar atë të ketë thënë se numri i personave në nevojë, është rritur nga 6.8 milionë sa ishte në shtator, në 9.3 milionë.
Më shumë së gjysma e popullsisë është detyruar të zhvendoset si pasojë e konfliktit.
Amos i ka bërë thirrje që Këshillit të Sigurimit që të shfrytëzojë të gjithë fuqinë e saj politike për të bërë presion mbi regjimin aktual si dhe opozitën që të sigurohet qasje e plotë e personelit dhe ndihmave humanitare në vend.
Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet aktualisht të mundësojë mbajtjen e bisedimeve të paqes në Gjenevë, me shpresën për ti dhënë fund konfliktit.