12 Janar 2025

Miliona euro për paramilitarët që luftuan në Kosovë

Beograd, 3 maj - Ushtarët dhe paramilitantët serbë që kanë marrë pjesë në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s, do të shpërblehen me miliona euro.

Kjo gjë pritet të realizohet me një vendim që do të marrë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Këtë muaj një panel gjyqëtarësh do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e tillë është përshkruar si çmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron.

“Daily Mail” kujton se këta ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët, kanë bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Milosheviqi.

Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar.

“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt."

"Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carswell. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)