Miklosh përmendi hipotezën e një falimentimi të Greqisë

Bratisllavë, 2 tetor - Ministri sllovak i Financave, Ivan Miklosh përmendi hipotezën e një falimentimi të koordinuar të Greqisë e zhytur në një borxh kolosal, në një intervistë për një të përditshme çeke.
\"Ne jemi në pritje të përfundimeve që do të nxirren nga inspektorët e FMN-së dhe Bashkimit Evropian\'\', deklaroi Miklosh, në një intervistë për të përditshmen çeke \'\'Lidove Noviny\'\'.
\"Kjo duhet të na shërbejë si bazë që ne të mund të vlerësojmë qartë nëse pozicioni i Greqisë është i qëndrueshëm apo falimentimi ose një mungesë e pjesëshme e borxhit është e pashmangshme dhe zbatimi i një programi të ri është i nevojshëm\'\', theksoi ai.
Miklosh i bëri këto deklarata se i trembet faktit që Greqia rrezikon të bëhet një \"Lehman Brothers i Evropës\'\'.