22 Dhjetor 2024

Mijëra shkencëtarë dhe gazetarë rusë kundër Putinit

Moskë, 3 mars - Mijëra shkencëtarë rusë dhe gazetarë të shkencës, kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Deklarata u publikua në internet fillimisht në rusisht nga TRV Science.

Kjo deklaratë u nënshkrua nga shkencëtarët kryesorë, duke përfshirë rreth 25 anëtarë të Akademisë së Shkencave Ruse.

Ata thonë se faji për “shpalljen e një lufte të re në Evropë” është “plotësisht i Rusisë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Sipas shkencëtarëve, veprimet e Rusisë – dhe sanksionet pasuese me të cilat përballet nga vendet e tjera – nënkuptojnë se Moska “e ka dënuar veten në izolim ndërkombëtar”.

“Kjo do të thotë se ne, shkencëtarët, nuk do të jemi më në gjendje ta bëjmë punën tonë normalisht. Kryerja e kërkimeve shkencore është e paimagjinueshme pa bashkëpunim të plotë me kolegë nga vendet e tjera”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /REL

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)