Mihajloviç: Vetëvendosje bën që Thaçi të shfaqet si demokrat
Beograd, 9 janar - Shefi i zyrës për marrëdhënie me mediat në qeverinë serbe, Milivoje Mihajloviç, ka thënë se paralajmërimet e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, se nuk do të lejohen në të ardhmen vizitat në Kosovë të presidentit serb Boris Tadiç, janë një tjetër gur i hedhur në autokolonën në të cilën ishte Tadiç.
\"Mendoj se me këtë deklaratë pothuajse e gjithë qeveria e Kosovës është rreshtuar në pjesën ekstreme, sepse mundohet t`i afrohet Vetëvendosjes e të arsyetoj veprimet e këtij grupi, ka thënë Mihajloviç për RTS.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje paraqet dekorin që Hashim Thaçi të shfaqet si demokrat, ndërsa në bashkësinë ndërkombëtare të japë mesazhe se ka edhe shqiptarë ekstremë