Mihaill Hodorkovski mbërriti në Izrael
Tel Aviv, 12 janar - Ish-Kreu i kompanisë ruse të naftës \"Jukos\", Mihaill Hodorkovski, i cili u lirua kohët e fundit pas 10 vjet burg në Rusi, arriti në Izrael, njoftojnë mediat vendase.
Presupozohet se ai do të takohet me ish-partnerët e vet në kompaninë \"Jukos\", në veçanti, me Leonid Nevzlin dhe Vladimir Dubov.
Në Rusi Mihaill Hodorkovskij u akuzua për vjedhje të madhe të mjeteve financiare dhe evazion fiskal. Kërkesën për faljen e tij e nënshkroi në fund të vitit të kaluar Presidenti Vladimir Putin.