Miçunoviq kundër bojkotit të zgjedhjeve në Kosovë
Beograd, 1 nentor - Funksionari i Partisë Demokratike në Serbi, Dragoljub Miçunoviq, ka deklaruar se serbët në Kosovë nuk duhet ti bojkotojnë zgjedhjet.
Ai ka thënë se politika e deritashme e bojkotit nuk ka sjellë kurrfarë rezultatesh, ngase siç u shpreh ai serbët pas zgjedhjeve mbeten në geto, të pambrojtur nga drejtësia dhe pa kurrfarë ndikimi në institucione.
Në një intervistë për gazetën Dnevnik. Miçunoviq ka thënë poashtu se bojkotimi i zgjedhjeve në asnjë mënyrë nuk e ndihmon siç tha qëndrimin e Kosovës në përbërje të Serbisë apo tërheqjen e atyre vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.