29 Prill 2024

Miçunoviç: Serbia jeton në iluzione

Beograd, 11 shtator - Kryetari i Këshillit politik të Partisë Demokratike në Serbi, Dragoljub Miçunoviç, ka thënë se Serbia është duke jetuar me iluzione sa i përket Kosovës, dhe se dihet kush është sovran në Kosovë.

“Është shumë e pashëndetshme të jetosh në iluzione. Dhe sa më shumë që jetojmë në këtë vetëmashtrim se kemi fuqi të rëndësishme dhe ndikim në Kosovë, aq më shumë po humbim kohë”, ka thënë Micunovic në një intervistë për Dnevnik.

Sipas tij, fjalët për sovranitetin e Serbisë në Kosovë janë gjithnjë e më shumë virtuale sesa reale.

Ai ka vlerësuar se Serbia edhe për një kohë mund ta pengojë pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 “Mirëpo, shtetet hyjnë në sistemin e organizatës botërore vullnetarisht, që do të thotë se mund të ekzistojnë dhe të funksionojnë në të drejtën ndërkombëtare madje edhe pa të. Ashtu që hapësira jonë manovruese në këtë aspekt është e ngushtë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)