Mezelxhiu raportoi para Komisionit Evropian në Bruksel

Bruksel, 26 shkurt - Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore raportoi para Komisionit Evropian në Bruksel.
Kryeshefi i Agjencisë Beqir Mezelxhiu së bashku me Shefin e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore z. Naser Balaj, morën pjesë në takimin e mbajtur në Bruksel me datë 25 dhe 26 shkurt për raportimin para Komisionit Europian për arritjet (progresin) sektoriale të Kosovës në kuadër të Dialogut të Stabilizim Asociimit.
Gjatë raportimit para komisionit Mezelxhiu paraqiti punët dhe objektivat e Agjencisë për periudhën paraprake dhe atë në vazhdim.
Mezelxhiu gjatë kësaj vizite zyrtare realizoi edhe një takim të drejtëpërdrejtë me Komisionerin përgjegjës për politikat e Kosovës dhe Maqedonisë Luigi Barile.