Meyer: SHBA përpiqet që Serbia ta njohjë pavarësinë e Kosovës
Washington, 10 gusht - Analisti amerikan, Stiven Meyerka ka theksuar se pritjet e Washingtonit ndaj Serbisë nuk kanë ndryshuar pasi qe SHBA përpiqet që edhe më tutje të jetë e angazhuar sa i përket Serbisë, përkatësisht përafrimit të Beogradit BE-së, NATO-s dhe njohjes së pavarësisë së Kosovë.
Sipas tij, Beogradi në negociatat direkte me Prishtinën duhet të marrë një qëndrim të caktuar dhe transparent i cili do të kuptohej edhe në Perëndim.
Siç e dini ka vite që jam ithtar i ndarjes së Kosovës si opsion real dhe i realizueshëm, ndonëse ekzistojnë edhe një numër propozimesh që ia vlejnë të shqyrtohen, ka deklaruar Meyer në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.
Sa i përket pritjeve reale të Serbisë që të hyjë në BE në dritën e çështjes kontraverse të Kosovës, Meyer tha se Washingtoni thekson që Serbia duhet të vazhdojë të lëvizë drejt Bashkimit Evropian.
Mirëpo, sipas tij, edhe nën kushtet më idelae do të kalojë një kohë e gjatë para se Serbia të bëhet anëtare për shkak të plotësimit të kushteeve të shumta ekonomike, politike, juridike dhe diplomatike.
Meyer ka theksuar se Serbia duhet të mendojë mirë nëse me të vërtetë dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.