Meyer: Ndarja e Kosovës, zgjidhje e vetme
Washington, 18 korrik - Ish kreu i CIA-s për Ballkanin, njëkohësisht profesor në Universitetin për Mbrojtje Nacionale, Steven Meyer, ka thënë se Kosova është në një konflikt të ngrirë dhe se ndarja është e vetmja zgjidhje e drejtë.
Në një intervistë për mediat serbe, Meyer thotë se pozicioni i Washingtonit ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar në 15 vjet e fundit dhe se administrata amerikane do të vazhdojë ta mbështesë politikën e Kosovës së pavarur dhe qëndrimin se Serbia duhet të anëtarësohet në BE dhe në NATO.
Por, në të ardhmen e afërt amerikanët nuk do të bëjnë presione ndaj Beogradit, ndërsa Beogradi nuk e qartëson pozicionin e vet. Pyetja e parë pra është jo se cila do të jetë politika amerikane, por cila do të jetë politika e Beogradit, ka thënë Meyer për javoren NIN.
Ai vlerëson se Serbia e ka një shans për të ndryshuar dinamikën e marrëdhënieve me Washingtonin.
Por, për ta bërë këtë duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të jenë më pak e dëgjueshme se qeveria e mëparshme ndaj Washingtonit dhe Brukselit. Qeveria e re duhet të jetë e kujdesshme ndaj ndjeshmërisë së brendshme politike, ndaj çfarëdo hapi të papritur në drejtim të pranimit të pavarësisë së Kosovës.\"
\"Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk do ta ofendojë Washingtonin e as Brukselin, prandaj do të jetë po ashtu e kujdesshme që të mos i jap mbështetje as ndonjë qëndrimi nacionalist. Me pak fjalë, Kosova në thelb është një konflikt i ngrirë dhe nuk pres që kjo të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Ka 10 vite që flas se ndarja është zgjidhja e vetme shtoi ai.