Meta: Me Serbinë ndahemi për Kosovën, bashkohemi në BE
Tiranë, 15 mars - Ministri i Jashtëm Ilir Meta, tha sot se Shqipëria ndahet në dallime të forta me Serbinë lidhur me çështjen e Kosovës, por bashkëpunimi mes dy vendeve në aspektin rajonal do të vazhdojë.
Meta mbajti një konferencë për median, pak ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Serbi.
Ministri i Jashtëm, njëherësh zv/kryeministër i vendit, shtoi se Serbia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre me qëllim përshpejtimin e integrimit europian.
E ardhmja e Kosovës, ashtu si për vendet tjera të rajonit, është në Bashkimin Europian, nënvizoi ministry i Jashtëm Meta.
Ai tha se gjatë qëndrimit në Beograd, ministry i Jashtëm Vuk Jeremiç ka ngritur zërin për minoritetin serb në Shqipëri i cili nuk është i regjistruar.
Meta tha se qeveria shqiptare është e hapur dhe dakord me regjistrimin mbi baza etnike.