22 Dhjetor 2024

Meta - Jeremiç: Ballkani në BE, qëndrime të ndryshme për Kosovën

Beograd, 12 mars - Zëvendës Kryeministri dhe njëkohësisht ministër i jashtëm Ilir Meta pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiç kanë rënë dakort se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Europian por nuk kanë rënë dakort përsa i përket çështjes së Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të dy kryediplomatët kanë theksuar se vizita e Metës në Serbi tregon një erë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe e rëndësishme për rajonin.

Gjithashtu ata kanë deklaruar se të dyja vendet do të luajnë rol për të vendosur kominikim mes kombeve dhe të gjithë rajonit duke theksuar se paqja dhe stabiliteti i rajonit varet nga marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Ndërkohë të dy homologët pas takimit kanë theksuar se e vetmja pikë që ka krijuar diferenca mes dy vendeve është qëndrimi për Kosovën duke shtuar se këto diferenca nuk u minimizuan as nga takimi i sotëm.

Ndërkaq Jeremiç theksoi se Serbia mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë si dhe integrimin e rajonit në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)