23 Dhjetor 2024

Meta jep dorëheqje

Tiranë, 14 janar - Ilir Meta ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, raportojnë mediat shqiptare.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka theksuar se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetar i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk mund të konsideroj se lënia e imunitetit është e mjaftueshme për t`u përballur me drejtësinë, por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetar i lirë”, ka theksuar Meta.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një videoje, ditë më parë, në media, ku Meta shfaqet në një dialog me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për disa tenderë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)