12 Janar 2025

Mesiq: Kosova e pranuar botërisht, për Serbinë çështje teknike

Zagreb, 3 korrik - Pjesa e Evropës juglindore, saktësisht Ballkani perëndimor nuk do të mbetet i izoluar por do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kështu ka thënë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadolli.

“Konsideroj se pjesa tjetër e vendeve të mbetura të Evropës jashtë BE-së, duhet të t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian. Kosova ka të gjitha elementet e shtetësisë, është e pranuar botërisht dhe mund të funksionojë me legjitimitetin ndërkombëtar. Serbia duke nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, çështjen politike e ka shndërruar në çështje teknike”, ka thënë Mesic.

Serbia ka thënë se Mesic, duhet të vazhdojë të plotësojë të gjitha kushtet e shtruara nga Bashkimit Evropian, sepse fati i integrimit në Bashkimin Evropian varet pikërisht nga plotësimi i këtyre kushteve.

“Është me shumë rëndësi që në Serbi kanë ndodhur ndryshime kualitative që do të thotë se e kanë kuptuar që kufijtë në rajon janë të pa ndryshueshëm dhe se ata më nuk mund të ndërrohen."

"Kufijtë tashmë janë përcaktuar në rajon dhe arkitektura në hapësirat tona ka përfunduar. Tani ajo që mbetet, është hapja e këtyre kufijve me fqinj dhe jo më planifikimi i shtrirje së kufijve vetjakë në kurriz të fqinjëve”, ka deklaruar Mesic
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)