11 Janar 2025

Mesiç: Në Kosovë nuk mund të lejohet një gjendje gjysmëlufte

Zagreb, 15 shkurt - Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë është shprehur se nuk mund të lejohet një situate gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën pasi kjo bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës.

\"Serbia, një masë të madhe, është peng i vetvetes për shkak të kësaj politike të gabuar, por unë kam menduar që një politikë, e cila fiton në zgjedhje atje, do të ketë fuqinë dhe të shkojë drejt zgjidhjes – jo në kuptimin e njohjes së Kosovës, por në kuptimin e funksionimit të vet Serbisë dhe funksionimit të Kosovës.\"

\"Pra, që në një mënyrë të mundësohet zhvillimi i Kosovës, dhe që Serbia të jetë e lirë nga Kosova si nga Shpata e Damoklit, e cila u rri mbi qafë. Serbia nuk mund të zgjidh problemin, duke thënë: ‘Nuk e njohim Kosovën!’ Mirë, nuk e njohin Kosovën, por kjo nuk do të thotë se në Kosovë mund të ekzistojnë strukturat paralele të qeverisë së Serbisë, kjo nuk do të thotë se pjesa veriore e Kosovës mund të jetë nën ingerencat e institucioneve serbe...

Kjo paraqet edhe një rrezik që nesër, edhe në jug të Serbisë, në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, të vijë deri te kërkesa për bashkim me Kosovën. Nëse në njërën anë po dëshironi që të fitoni Kosovën, atëherë në anën tjetër do të kërkohet edhe ndarja e territorit në jug të Serbisë, dhe kjo nënkupton luftë të re.

Prandaj, është në qeveritarët serbë që ta zgjidhin këtë çështje, por me masa radikale! Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmëlufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës\", - thotë Mesiç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)