14 Maj 2025

Merkiq: Serbia nuk bisedon për heqjen e strukturave paralele

Beograd, 28 nëntor - Serbia është e vendosur që në plotëni të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën dhe është e hapur për bisedime por të gjtiha çështjet, përveç heqjes së institucioneve serbe në Kosovë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivan Merkiq, në seancën e KS të OKB-së, kushtuar Kosovës.

 Ai ka thënë se roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës është “i pazëvendësueshëm”.

 Ai ka kujtuar se qeveria e re serbe ka vazhduar dialogun me Prishtinën dhe dëshiron që të arijë përparim konkret, derisa kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në takimin e 7 nëntorit, në Bruskel, kanë biseduar për një spektër të gjerë temash.

 Po në takimin e njëjtë të Këshillit të Sigurimit, ministri Koosvar i Punëve të Jashtme, EnverHoxhaj, ritheksoi se këto struktura ilegale janë një kërcënim i madh për stabilitetin, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe se qëllimi i tyre është që të pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, të destabilizojnë Kosovën dhe të krijojnë ndarje etnike mes komuniteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)