Merkiç: Për Kosovën, Serbia heq dorë nga BE
Beograd, 21 nëntor - Shefi i diplomacisë serbe Ivan Merkiç ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE nëse ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.
I pyetur nga gazeta gjermane Tagespiegel se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë,
Merkiç ka theksuar se nëse ndodh kjo Serbia do të heqë dorë nga anëtarësimi.
I pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës nëse se njëkohësisht do të ndodhte shkëmbimi i territoreve, Merkiç është përgjigjur se historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë.