Merkeli i kërkon Britanisë të qëndrojë në Bashkimin Evropian
Berlin, 1 mars - Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkuar Britanisë të mbetet në Bashkimin Evropian, edhe pse nuk premtoi reforma themelore, teksa Londra ka propozuar kufizimin e lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit.
Duke iu drejtuar parlamentit britanik, Merkeli i kërkoi Britanisë që të mos veçohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe bëri thirrje për një zë të fortë britanik brenda organizatës.
Por kancelarja gjermane nuk bëri asnjë premtim për reforma në BE lidhur me migracionin brenda bllokut.
Duke u përballur me rritje të migracionit nga kontinenti europian, Britania ka kërkuar konsensus brenda bllokut për reformimin e rregullave të migrimit të BE-së.
Kryeministri britanik David Kameron është zotuar të mbajë një referendum për fatin e anëtarësimit të Britanisë në BE deri në fund të vitit 2017, në qoftë se Partia e tij Konservatore fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.