Merkel viziton Greqinë
Berlin, 11 prill - Kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të bisedojë me kryeministrin grek Andonis Samaras dhe me përfaqësues të biznesit.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane deklaroi se Merkel shkon në Athinë për ti dhënë mbështetje Samarasit para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 25 maj.
Vizita e fundit e kancelares Merkel në Athinë, në tetor të vitit 2012, u shoqërua me protesta të dhjetëra mijëra qytetarëve kundër masave për kursim të vendosura nga BE-ja, FMN-ja dhe BQE-ja.