23 Dhjetor 2024

Merkel: Terrorizmi islamik, armiku ynë i përbashkët

Berlin, 3 nëntor - Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në Vjenë të Austrisë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e sulmeve të shumëfishta terroriste.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka reaguar ndaj kësaj ngjarje të rëndë, duke shprehur solidaritetin e Gjermanisë me Austrinë.

Me një shënim në Twitter, Merkel shkruan se “terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët”.

"Gjermanët qëndrojnë pranë miqve të tyre austriakë me pjesëmarrje dhe solidaritet. Terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët. Lufta kundër këtyre krimeve dhe këtyre sulmeve është lufta jonë e përbashkët," shkruan kancelarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)