28 Prill 2024

Merkel: Të rinisë dialogu Serbi - Kosovë

Beograd, 23 gusht - Angela Merkel qëndoi këtë të martë në Beograd. Gjermania dëshiron ta shohë Serbinë anëtare të BE, tha ajo pas takimit me presidentin Tadic.

Kancelarja Angela Merkel i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Boris Tadic që të angazhohet në mënyrë aktive për një zgjidhje të konfliktit kufitar me Kosovën. Serbia duhet ta rinisë dialogun, kërkoi Merkeli. Ky është një parakusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, tha Merkeli sot në Beograd, pas një bisede me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.

Vizita e saj është një "deklaratë, që Gjermania dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e BE. Serbia është pjesë e Evropës", tha kancelarja gjermane.

Merkeli i propozoi Tadicit një afrim hap pas hapi me BE, derisa negociatat eventuale të anëtarësimit të arrinin në një fazë vendimtare. Për Gjermaninë, perspektiva e anëtarësimit të Serbisë përfaqëson një interes të madh, për të mirën e stabilitetit të të gjithë rajonit të Ballkanit. Por fillimisht duhet të përmirësohet bashkëpunimi me Kosovën. Serbia nuk mund të presë, që të bëhen përparime në çështjen e anëtarësimit, nëse nuk ndodh kjo, tha Merkeli.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ai po kërkon më tepër një zgjidhje pragmatike, e cila të respektojë si dinjitetin e Serbisë, ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi që vendi i tij të mos vendoset para alternativës që ose të njohë Kosovën, ose të heqë dorë nga anëtarësimi në BE. Serbia nuk ka nevojë për kërkesë për dialog me Kosovën, por ajo është vetë e interesuar për këtë.  Presidenti i Serbisë, Tadic tha se vendi i tij ka bërë përparime të mëdha në vënien në jetë të reformave të kërkuara nga BE

Tadici e bëri të qartë se në vlerësimin që do të bëhet në vjeshtë për afrimin me BE, nuk do të jetë i kënaqur me statusin e një kandidati për anëtarësim në BE.   - Më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel qe pritur me nderime ushtarake në Serbi. Për Merkelin kjo është vizita e parë në Serbi. Sot në mëngjes, Merkeli u takua me gruan e politikanit serb të vrarë, Zoran Xhinxhic si dhe me bursistë të Fondacionit Xhinxhic.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)