06 Janar 2025

Merkel sot arrin në Kosovë

Prishtinë, 19 dhjetor - Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel sot arrin për vizitë në Republikën e Kosovës.

Merkel vjen në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se me rastin e vizitës zyrtare të kancelares gjermane Angela Merkel në Republikën e Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të organizohet pritje e nivelit më të lartë shtetëror.

Takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  dhe Kancelares Gjermane, Angela Merkel mbahet në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Më tej Merkel do të takojë ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, ndërsa takime të ndara do të zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews, kreun e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe përfaqësuesin e BE-së Fernando Gentilini.

Në samitin e paradokohshëm të shefave të shteteve të Bashkimit Evropian, pikërisht kancelarja gjermane ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Beogradit për marrjen e ftesës për fillimin e bisedimeve të Beogradit për anëtarësim në këtë union, dhe kjo për faktin e mospërmbushjes së kërkesave që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit serb Boris Tadic lidhur me Kosovën.

Gjithashtu, në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve të saj në përbërje të KFOR-it nga ana e të barrikaduarve serbe në veri të vendit, të cilët drejtohen nga strukturat paralele serbe, të mbështetura dhe dirigjuara nga Beogradi zyrtar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)