18 Maj 2024

Merkel, Sarkozy dhe Monti takohen për krizën e borxheve

Strasburg, 24 nëntor - Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kryetari i qeverisë italiane, Mario Monti takohen këtë të enjte në Strasburg për të diskutuar mbi krizën e borxheve.

Monti do të paraqesë planet e qeverisë së tij për kursime. Temë tjetër debati duket se do të jenë edhe eurobondet.

Më parë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Komisionit Evropian.

Jose Manuel Barroso kishte plasur grindja për futjen e eurobondeve si mjet për të luftuar krizën e borxheve në BE.

Kancelarja gjermane ka kritikuar propozimin e Barrosos për obligacione të përbashkëta të vendeve të eurozonës si \"për të ardhur keq dhe të papërshtatshme\".

Mesazhi i gabuar është që eurozona duket sikur i zgjidh problemet e saj përmes një kolektivizimi të borxheve, tha Merkel gjatë një debati për buxhetin në Bundestagun gjerman.

Barroso më parë kishte propozuar tre modele për obligacione të përbashkëta. Komisioni do të vëzhgojë me rreptësi në të ardhmen projektbuxhetet e shteteve anëtare të BE-së, premtoi Barroso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)