25 Dhjetor 2024

Merkel renditet si gruaja më e fuqishme në botë në vitin 2019

New York, 13 dhjetor - Edhe për këtë vit Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.”

Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

Renditja e Forbes për 2019:

- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-

- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

- Mary Barra, CEO e General Motors

- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

- Marillyn Heëson, CEO e Lockheed

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)