Merkel propozon Schaublen për kryesimin e Eurogrupit
Berlin, 17 mars - Kancelarja gjermane, Angela Merkel sugjeroi që ministri i saj i Financave, Wolfgang Schauble të kryesojë Eurogrupin, pas largimit të kryeministrit luksemburgas, Jean-Claude Juncker, njoftoi sot gazeta Financial Times Deutschland, që citonte burime të paidentifikuara.
Schauble, 69 vjeç, ministri i Financave i një vendi të klasifikuar me tre A, me përvojë, i respektuar dhe me influencë, i ka të gjitha mundësitë, sipas burimit të paidentifikuar pranë Eurogrupit.
Megjithatë, emërimi i shefit të eurogrupit do të merret pas zgjedhjeve presidenciale në Francë, theksoi ky burim.