18 Maj 2024

Merkel: për frenimin e krizës do të duhen vite

Berlin, 3 dhjetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për forcimin e progresiv të bashkimit ekonomik dhe monetar të vendeve të zonën së euros.

Merkel tha se duhet një traktat i ri evropian i drejtuar për forcimin e BE-së në tërësi dhe disiplinës financiare në veçanti.

Duke dalë në Bundestag me një deklaratë qeveritare, ajo vuri në dukje se kriza evropiane është e pamundur të zgjidhet “me një goditje çlirimtare”.

Zbutja e krizës është proces i gjatë, i cili do të marrë vite. Kancelarja u shpreh kundër emetimit të eurobonove dhe u bëri thirrje të gjithëve për tu përmbajtur nga kritikat në adresë të Fondit të shpëtimit të euros.

Fjala e Merkel tingëlloi menjëherë pas fjalimit të Presidentit Nicolas Sarkozi, i cili deklaroi mbi nevojën e përpunimit të një traktati të ri evropian për hir të ruajtjes së vendit të BE-së në botë.

Të hënën, në vigjilje të samitit të BE-së, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të diskutojnë planet për përpunimin e traktatit të ri për Bashkimin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)