Merkel optimiste për Greqinë
Berlin, 22 nëntor - Kancelaria gjermane Angela Merkel është shprehur optimiste për Greqinë.
Për kancelaren gjermane ka shanse që për Greqinë të arrihet një marrëveshje të hënën e ardhshme.
Deklaratën e saj Merkel e ka bërë në Bundestag, teksa mbante fjalimin për buxhetin e vitit 2013.
Nuk i dihet kurrë, por ekzistojnë shanset që të arrihet një marrëveshje të hënën e ardhshme, ka thënë Merkel në lidhje me krizën helene. Kancelaria ka ritheksuar më tej se problemet nuk zgjidhen për një ditë.
Kjo dëshirë për një aksion unik, për një lëvizje vendimtare, nuk do të gjejë përgjigje, ka thënë ajo, duke kujtuar se problemet zgjidhen hap pas hapi.
Në rast emergjence, nëse nuk do të gjendet një marrëveshje nesër ose pasnesër në samitin e Brukselit,