15 Janar 2025

Merkel nuk i përjashton sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë

Berlin, 3 korrik - Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo nuk i përjashton sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë për shkak të gjendjes në Ukrainë.

Gjatë një konference shtypi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen në Berlin, zonja Merkel premtoi megjithatë se do të vazhdojë kërkimi i një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrainë.

Ajo i bëri komentet në prag të një takimi mes ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës.

Një armëpushim i njëanshëm 10-ditor i Ukrainës skadoi të hënën vonë, pasi separatistët pro-rusë nuk pranuan të hedhin armët. Zyrtarët ukrainas thanë se sot forcat e tyre rifilluan sulmet kundër separatistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)