17 Maj 2024

Merkel: Masat që do të marrim nuk janë të fundit për krizen

Berlin, 25 tetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se vendimet që do të marrë Bashkimi Evropian dhe vendet e zonës euro të mërkurën në Bruksel nuk do të jenë të fundit.

\"Masat që do të marrim të mërkurën nuk do të jenë të fundit\", paralajmëroi Merkel gjatë një konference shtypi me presidentin francez, Nicolas Sarkozy në kuadrin e samitit të Brukselit.

\"Nëse nuk arrijmë të kemi një rritje ekonomike, një disiplinë fiskale më të madhe, nëse përsërisim gabimet e mëparshme, atëherë nuk do ta kapërcejmë krizën\", theksoi ajo.

\"Kryerja vetëm e rikapitalizimit të bankave nuk ka aspak kuptim\", këmbënguli ajo.

\"Prandaj sigurisht që duhet të forcojmë mekanizmat e kontrollit brenda eurogrupit. Prandaj ka edhe shumë masa të tjera për të marrë\", shtoi ajo.

Një samit me pjesëmarrjen e 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian pritet të zhvillohet të mërkurën, përpara atij të 17 anëtarëve të zonës euro, me objektiv dhënien e zgjidhjeve për krizën e borxhit, veçanërisht për planin e dytë të ndihmës për Greqinë, rikapitalizimin e bankave dhe rritjen e fuqisë së Fondit të ndihmës së zonës euro, FESF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)