13 Janar 2025

Merkel kundër ndihmës për Greqinë

Berlin, 17 shkurt - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përplasur me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble, në lidhje me ndihmën e re që do t’i jepet Greqisë. Lajmi është bërë i ditur nga revista gjermane “Der Spiegel”.

 Reportazhi me titull “Merkel ndalon Schaublen”, tregon për tensionin që është krijuar mes dy zyrtarëve për vijën e politikës evropiane. “Kancelarja ndaloi planet e ministrit të Financave, që të vihet në dispozicion të Greqisë një paketë ndihme.

Madje kancelarja, e informoi qeverinë e Athinës se nuk mundet të llogarisë një çështje të tillë”, shkruan “Der Spiegel”. Merkel thotë se dhënia e ndihmës do të forcojë euroskeptikët gjermanë.

Ndërkaq, komisioneri evropian për çështjet financiare, Olli Rehn, thotë se nga vera e tutje do të diskutohet normaliteti i borxhit dhe vakuumi financiar i viteve 2015-2016 në Greqi.

Rehn sugjeron implikimin e Bankës Botërore në çështjen greke dhe zbulon se Europa ishte parapërgatitur madje edhe për mundësinë e katastrofës ekonomike, mirëpo “lavdi Zotit, katastrofa nuk ndodhi”.

“Në rastin e Greqisë kemi tre çështje për të vendosur: Së pari, duket të përfundojmë misionin aktual të trojkës që ka filluar nga shtatori. Së dyti, vakuumet financiare për 2015-2016 dhe së treti, normaliteti i borxhit”, deklaroi Rehn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)