Merkel kërkon një luftë më të denjë kundër varfërisë
Berlin, 20 shtator - Pak para fillimit të samitit kundër varfërisë në Kombet e Bashkuara, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar një luftë më të denjë kundër urisë dhe varfërsisë në botë.
Është një lajm i mirë fakti se gjatë viteve të kaluara numri i të uriturve në botë është zvogëluar në rreth 100 milionë, por luftimi i varfërisë po ecën shumë ngadalë, deklaroi kancelarja.
Merkel udhëton për në Nju Jork ku do të zhvillohet samiti i 65-të i OKB-së. Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare në këtë takim do të nxjerrin një bilanc për realizimin e qëllimeve të parashtruara para dhjetë vitesh.
Objektivat synojnë përgjysmimin e numrit të të uriturve dhe të varfërsisë ekstreme deri në vitin 2015.