Merkel fiton një mandat të tretë qeverisës
Berlin, 23 shtator - Partia konservatore kristiandemokrate (CDU) e kancelares Angela Merkel dhe simotra e saj bavareze, Bashkimi Social (CSU) janë fitueset me shumicë absolute të zgjedhjeve federale të së dielës në Gjermani.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara sot, partia e kancelares Merkel ka fituar 41.5 për qind të votave, ndërsa partia opozitare e qendrës së majtë socialdemokrate (SPD) 25.7 për qind të votave.
Partia e gjelbër, aleate e partisë socialdemokrate, mori 8.4 për qind të votave, ndërsa Partia e Majtë vetëm 8.6 për qind.