Merkel feston ditëlindjen e 60-të
Berlin, 17 korrik - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbush sot 60 vjet. Revista Forbes e ka listuar atë si gruan më të fuqishme në botë në vitin 2014, për të katërtin vit me radhë.
Merkel ka kultivuar imazhin e një lidereje të kujdesshme dhe pragmatike, duke fituar pseudonimin Nëna e kombit.
Ajo ka lindur në Hamburg më 1954. Më 2005 është zgjedhur për herë të parë kancelare, ndërsa më 2009 dhe 2013 është rizgjedhur në të njëjtën pozitë.(REL)