18 Maj 2024

Merkel: Evropa po përjeton ditë më të vështira

Lajpcig, 15 nëntor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot gjatë kongresit të partisë së saj konservatore se Evropa po përjeton, me krizën e borxhit, momentin më të vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Evropa po përjeton një nga momentet më të vështira që prej Luftës së Dytë Botërore, ndoshta momentin më të vështirë”, theksoi ajo gjatë kongresit të Unionit demokristian (CDU) në Lajpcig.

“Çdo gjeneratë ka sfidën e saj politike”, theksoi kancelarja duke kujtuar se gjenerata e kancelarit pas luftës, Konrad Adenauer kishte ndërtuar Evropën dhe ajo e Helmut Kohl unitetin gjerman dhe evropian.

”Gjenerata aktuale është përballur me një provë historike dhe bëhet fjalë për një histori të testuar dhe tregon se Evropa mund të bëjë një kthesë me këtë krizë financiare”, shtoi ajo në një fjalim kushtuar Evropës.

Para 1 000 të deleguarve të CDU-së, Angela Merkel, e cila luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizës në zonën euro, këmbënguli në faktin se ka ardhur koha për një zbulim drejt një Evrope të re, sepse nëse euro dështon, është Evropa që do të dështojë.

“Euro është më tepër se një monedhë, është një simbol i një gjysmë shekulli paqeje, lirie dhe mirëqënie sociale”, nënvizoi drejtuesja e CDU-së që prej 11 vjetësh dhe kancelare gjermane që prej vitit 2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)