Merkel dhe Sarkozy i kërkojnë Greqisë disiplinë kursimi
Berlin, 13 nëntor - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy i kanë kërkuar Greqisë të plotësoje detyrimet që dalin për të vënë në jetë planet e kursimeve.
Pagesa e transhit tjetër të kredive mund të ndodhë, vetëm nëse qeveria e re merr hapa vendimtare në këtë drejtim, thuhet në një deklaratë të qeverisë franceze.
Merkel dhe Sarkozy patën folur më parë në një konferencë telefonike me kryeministrin e ri grek, Lucas Papademos.
Greqia duhet të marrë deri në mes të muajit dhjetor kredi në nivelin e tetë miliardë eurove. Pa këto para vendin e kërcënon falimentimi.