Merkel dhe Sarkozy duan shpejt marrëveshje të re për euron
Berlin, 27 nëntor - Gjermania dhe Franca duan të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje të re për stabilitetin e euros, mundësisht deri në fillim të gushtit 2012.
Siç njofton gazeta "Bild", kancelarja Merkel dhe presidenti francez Sarkozy po marrin në konsideratë që pakti i ri i stabilitetet të miratohet fillimisht si marrëveshje mes shteteve.
Model për këtë do të jetë marrëveshja Shengen për heqjen e kontrolleve kufitare në BE.
Planet do të prezantohen në samitin e ardhshëm të BE-së në 8 dhe 9 dhjetor në Bruksel. Këto plane nuk janë konfirmuar në detaje.
Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha vetëm se Berlini dhe Parisi duan të paraqesin "përfytyrime të përbashkëta" në diskutimet para samitit të BE-së në 8 dhe 9 dhjetor.
Merkel dhe Sarkozy në takimin e tyre të fundit në Strasburg, deklaruan se do të prezantojnë para samitit propozime konkrete, për një ndryshim të marrëveshjeve të BE-së.