15 Janar 2025

Merkel: Ballkani nuk është më ai i viteve të 90-ta

Berlin, 6 prill - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e Partisë Kristian-demokrate, duke folur për zgjedhjet parlamentare evropiane, iu referua takimit që pati pak ditë më pare, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Shekulli Online.

Angela Merkel duke folur për luftërat në Ballkan në vitet 90-ta, tha se tashmë vendet e këtij rajoni i kanë tejkaluar kohërat e vështira.

“Çfarë është realizuar në këto 100 vjet, na jep arsyen për të votuar më 25 maj. Ne drejtohemi nga motoja themeluese e Unionit Kristian-Demokrat. Me besim të plotë tek Zoti, ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët dhe nipërit tanë, një të ardhme të lumtur”, citohet të ketë thënë ajo, transmeton “Shekulli”.

Pas kësaj ajo ka shtuar se çdo brez ka sfidat e tij. “Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Evropë. Pastaj përjetuam në vitet 90-ta, luftërat e tmerrshme në Ballkan”, ka vlerëaur Merkel.

“Këtë javë ishte në takim me mua, kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH, në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri-tjetrin si kryeministra. Me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë.\"

\"Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin”, ka përfunduar kancelarja Merkel.

Në këtë kontekst, ajo ka shtuar se, pa perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor, kjo do të ishte e pamundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)