Mërgimtarët përballen me pritje të gjata në kufijtë e Serbisë
Prishtinë, 21 korrik - Mërgimtarët që po kthehen në vendlindje gjatë kësaj fundjave kanë raportuar se po përballen me pritje të gjata deri në 10 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.
Mësohet se ka raste kur udhëtarër presin edhe mbi dhjetë orë dhe se shumë familje mezi kanë përballuar pritjet gjatë ditës, për shkak të temperaturave të larta.
Por nga ana tjetër, pritje të gjata janë regjistruar edhe në kufirin Kroaci Serbi, dhe se mërgimtarët më shumë fajin i`a adresojnë autoriteteve kroate, që ngadalësojnë kontrollet e dokumenteve dhe lëvizjen e makinave.
Mërgimtarët kanë theksuar se ky avaz i pritjeve të gjata po vazhdon dhe se ata apelojnë për ndihmë për të alarmuar këtë dukuri, që ka të bëjë me vonesat e shkaktuara nga ana e autoriteteve doganore serbe, por edhe ato kroate.