Meksikani i humbur në ujërat e oqeanit plot një vit ka pirë gjak breshkash
Meksikë, 5 shkurt - Peshkatari nga Meksika, i cili i marrë rrymat kaloi plot 16 muaj në ujërat e Oqeanit Paqësor, ka pirë gjatë gjithë kësaj kohe gjak breshkash, ujë shiu dhe urinë për të mbijetuar.
Përveç kësaj, burri u detyrua të kapte peshk dhe zogj me duar në mungesë të çdo mjeti tjetër. \"Unë humba krejtësisht idenë e kohës dhe mund të përcaktoja vetëm nëse ishte ditë apo natë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk pashë kurrë kontinent, përreth kisha vetëm oqeanin e pafund\", - tregoi 37-vjeçari Jose Salvador Alvarenga.
Peshkatari e gjeti veten në mes të oqeanit pasi u prish motori i varkë së tij. Peshkatari tjetër, i cili e shoqëronte atë, vdiq nga dobësia e madhe fizike dhe të pangrënit pas 4 muajsh.
Jose Salvador Alvarenga përfundimisht e gjetën pranë Ishujve Marshall.