Mehmeti: Sebia po fiton nga dialogu, Kosova ende në gropë
Shkup, 26 mars - Serbia është duke fituar nga dialogu, ndërsa Kosova ka mbetur në gropë. Kështu është shprehur publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti në një intervistë për gazetën Epoka e Re.
Sipas Mehmetit, qyetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë, ndërkohe që Serbia mund të marrë shumçka nga ky dialog madje edhe anëtarësimin në BE.
Nuk duhet të jemi parashikues, mirëpo unë shoh se deri më tani Serbia do të fitojë shumëçka në këtë dialog, do ta marrë edhe kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kurse qytetarët e Kosovës nuk mund të dalin nga ajo gropë e quajtur Kosovë dhe të shëtisin lirshëm nëpër Evropë, ka thënë Mehmeti.
Ai ka bërë me dije se përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog nuk janë duke iu kushtuar shumë rëndësi vijave të kuqe.
Puna është se Kosova a ka program dhe koncept që të futet në një dialog dhe cila është ajo vija e kuqe e cila nuk duhet tejkaluar dhe për të cilën nuk ka dialog. Mendoj, dhe është përshtypja ime nga jashtë, se përfaqësuesit e Kosovës disi nuk i kushtojnë shumë rëndësi kësaj, ka theksuar Mehmeti./